Lajmet e fundit

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka përgëzuar Kosovën në përvjetorin e 12-të të pavarësisë, duke theksuar se sovraniteti dhe pavarësia e këtij shteti janë shumë të rëndësishme për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.
Në mesazhin e Departamentit amerikan të Shtetit, është thënë se Shtetet e Bashkuara janë të motivuara nga ngjarjet e fundit, që janë shenjë e lehtësimit të investimeve, turizmit, tregtisë dhe lidhjeve me Serbinë, njofton Klan Kosova.
''Në emër të qeverisë dhe popullit të Shteteve të Bashkuara, unë e uroj Kosovën ndërsa festoni ditën tuaj të pavarësisë.
Për më shumë se një dekadë, të dy vendet tona kanë gëzuar një partneritet të fortë bazuar në vlera të përbashkëta. Sovraniteti dhe Pavarësia e Kosovës mbesin kritike për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Shtetet e Bashkuara mbështesin Kosovën në udhëtimin tuaj drejt integrimit në institucionet transatlantike dhe do të vazhdojnë të punojnë për të forcuar sundimin e ligjit, për të shtypur korrupsionin dhe për të nxitur prosperitetin ekonomik për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Pas zgjedhjeve të fundit dhe formimit të qeverisë, Kosova ka një mundësi të rinovuar për të realizuar potencialin tuaj të plotë, si për qytetarët tuaj, ashtu edhe për marrëdhëniet me vendet fqinje. Jemi inkurajuar nga ngjarjet e fundit që sinjalizojnë një lëvizje drejt lehtësimit të investimeve, turizmit, dhe lidhjeve tregtare dhe njerëz-me-njerëz me Serbinë, të cilat parashtrojnë bazat për përparim të mëtejshëm në normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve në të ardhmen e afërt.
Ne i shprehim dëshirat tona më të mira për popullin e Kosovës dhe mezi presim që të ndërtojmë energjinë e momentit në javët dhe muajt në vazhdim''.