Lajmet e fundit

Mike Myers është parë me ngjyrën e flokëve ndryshe pasi mbërriti në Darkën Shtetërore, për nder të Kryeministrit të Kanadasë Justin Trudeau, në Shtëpinë e Bardhë në Washington.
Aktori 52 vjeçar është shoqëruar nga bashkëshortja e tij Kelly, transmeton Klan Kosova.
“Kur jetoja në Kanada, Pierre Trudeau ishte kryeministri im për 14 vjet. Unë mund ta përshkruaj veten si një “Trudeauvian” i vërtetë. Dhe tani jam jashtëzakonisht i kënaqur që e kemi djalin e tij kryeministër”, i tha Mike gazetarëve.