Lajmet e fundit

Mijëra protestues në Rusi janë arrestuar ata kërkonin lirimin e liderit të opozitës, Alexei Navalny.
Të paktën 2,100 persona u arrestuan këtë të shtunë në zonat që shtrihen nga Siberia deri në Moskë, ka deklaruar organizata OVD-info që monitoron politikën në Rusi.
Në mesin e të arrestuarve ishte edhe Yulia, gruaja e Navalnyt, e cila ishte bashkuar me turmat në kryeqytetin rus, transmeton Klan Kosova.
Video të ndryshme të publikuara në rrjete sociale tregojnë se policia ka përdorur dhunë mbi protestuesit.
Navalny ka bërë thirrje për protesta anembanë Rusisë, pas arrestimit të tij, të dielën e kaluar.
Ai u arrestua pasi u kthye në Moskë nga Berlini i Gjermanisë, ku ishte duke u trajtuar pasi i shpëtoi një sulmi në tru.
I pari i opozitës ruse u fut në paraburgim për shkelje të masës së lirimit me kusht, shkruajnë Euronews dhe BBC.