Lajmet e fundit

Shkencëtarët britanik kanë punuar në një studim që tregon se nevojiten një sërë ndryshimesh për të transformuar një qelizë të shëndoshë në kancer.
Ekipi nga instituti Wellcome Trust Sanger, ka treguar që ky transformim ndodh nga një deri në dhjetë mutacione, varësisht nga lloji i tumoreve.
Të gjeturat, që janë publikuar në gazetën Cell, mund të përmirësojnë trajtimet për pacientët.
Në qoftë se krahasohet kanceri me inde të shëndosha mund të vërehet mijëra ndryshime, apo mutacione, në AND.
Disa prej tyre shtyjnë kancerin të rritet, ndërsa të tjerat janë pjesë e këtij ndryshimi.