Lajmet e fundit

Autoritetet e Sllovenisë thonë se nuk kanë lejuar hyrjen e më tepër se 1 mijë migrantëve, që kanë ardhur nga Kroacia, pasi ishte plotësuar kuota ditore.
Disa qindra emigrantë duke përfshirë edhe fëmijë të vegjël dhe bebe kanë kaluar natën jashtë në kufi të Kroacisë me Slloveninë.
Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara, ka njoftuar sot se më se 10 mijë migrantë aktualisht janë të bllokuar në Serbi.
Rruga e Ballkanit perëndimor është shtrydhur nga kufizimet e qeverisë, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Dhjetëra mijëra migrantë, shumica prej tyre duke u larguar nga dhuna në Siri, Afganistan dhe Irak, po udhëtojnë në veri nëpër Ballkan, me synim që të arrijnë në shtetet perëndimore të Bashkimit Evropian.
Në kufirin Kroaci-Slloveni, 500 njerëz e kaluan natën në Tërnovec.