Lajmet e fundit

Për Mihrije Brahën duket se koha nuk po lë gjurmë.
Ajo gjithmonë duket shumë në formë dhe super seksi duke sfiduar kështu edhe vitet që mban mbi supe.
Këngëtarja e shumë hiteve edhe këtë herë ka treguar se përpos linjave trupore për lakmi ajo është edhe shumë aktive në skenën muzikore, njofton Klan Kosova.
Braha ka publikuar videoklipin e saj më të ri që mban titullin “Si cigaren e fundit më fike”.
Në këtë videoklip ajo paraqitet shumë seksi dhe me pamje shumë rinore, gjë që më nuk është risi për të.
Për tekstin dhe muzikën e kësaj kënge është përkujdesur Kreshnik Avdiu.
Më poshtë shiheni videoklipin: