Lajmet e fundit

Komandanti i sapoemëruar i KFOR-it, Guilielmo Luifi Miglietta është takuar me ambasadoren e Francës në Kosovë, Maryse Daviet me të cilën ka diskutuar për situatën e përgjithshme në Kosovë.
Në takimin e tyre Miglietta dhe Daviet kanë theksuar rolin e pranisë së KFOR-it në Kosovë, në ruajtjen e një ambienti të sigurt dhe të lirisë së lëvizjes.
Përvec se me ambasadoren franceze, Migilietta është takuar edhe me ambasadoren turke në Kosovë, Songul Ozan, me të cilën po ashtu ka diskutuar për praninë e forcave të NATO-s – KFOR, në Kosovë.