Lajmet e fundit

Juristi Ehat Miftaraj e ka cilësuar skandaloze letrën e kryeministrit Ramush Haradinaj dërguar prokurorit Elez Blakaj, të cilit i kishte kërkuar t’ia dorëzonte raportin e hetimeve të listës së veteranëve.
Në korrespondencën zyrtare mes tashmë të dorëhequrit Blakaj dhe Haradinaj, ky i fundit ndonëse i siguron qasje në Arkivin për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta, po ashtu kërkon që Blakaj t'ia japë raportin me hetime dhe konstatime lidhur me këtë rast.
“Një jurist me njohur elementare, këtë shkresë të kryeministrit e sheh si skandalin më të madh që mund të durojë drejtësia”, ka shkruar ai në Facebook.
“Sipas Kodit te Procedures Penale ne parim hetimet zgjatin 24 muaj, dhe i percakton ligji jo Kryeministri”.
“Kryeministri si zemergjere is paska caktu 30 dite”.
“Sipas Kodit te Procedures Penale hetimet e kryera nga Prokurori finalizohen me Aktakuze qe dergohet në Gjykate permes shkrimores,ose me aktvendim per pushimin e hetimeve”.
“Nuk dorezohen te Kryeministri”.
“Krejt kjo shkrese e Kryeministrit eshte kompetence e gjykatesit sipas kerkeses se Prokurorit”.
“Po ne Kosove Kryeministrin e kemi edhe prokuror, polic, gjykates, redaktor e cka jo tjeter”.
“Me shqetesues eshte fakti se Kryeministri ka keshilltar ligjor, dhe si te njejtit lejojne qe Kryeministri me mbrojt veten me nje dokument si ky qe dokumenton ndikimin dhe nderhyrjet ne hetimin e rastit”, përfundom Miftaraj.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10155752349383601&set=a.10150561930813601&type=3&theater