Lajmet e fundit

Mick Jagger mund të jetë 72 vjeçar por duket se ai akoma mbizotëron skenën.
Frontmeni i The Rolling Stones është parë në një klub nate në Havana të Kubës derisa po festonte gjithë natën nën shoqërinë e shumë femrave.
Legjenda e rokut dukej se po argëtohej shumë derisa po tregonte aftësitë e tij në vallëzim duke i thënë kuptim këngës së Maroon 5 “Moves Like Jagger”, transmeton Klan Kosova.
Sipas disa mediave, ai ishte në një vizitë private në këtë shtet derisa është raportuar se me të ishte edhe njëri nga fëmijët e tij e Jagger duket se e ka shfrytëzuar këtë udhëtim edhe për pak argëtim.