Lajmet e fundit

Pothuajse të gjithë e duan këngëtaren Beyonce, apo jo?
Kështu që, kur mundësia erdhi për të bërë një kushtim të veçantë për yllin, me rastin e ditëlindjes së saj të 36-të, ish-zonja e parë, Michlle Obama, nuk do të donte kurrsesi ta humbiste.
Ajo ishte në mesin e 18 miqve dhe bashkëpunëtorëve të yllit që e imituan këngëtaren, në një pozë të famshme nga videoja e saj “Formation, shkruan bota.al. Imazhet janë postuar në faqen zyrtare të Beyonce.
Përveç Znj. Obama, midis atyre që morën pjesë ishin Serena Uilliams, Tina Knoules, dhe anëtaret e “Destiny’s Child”, Kelly Rouland dhe Michelle Uilliams.
Të gjitha mbanin një kapelë të zezë të gjerë, dhe veshje identike me këngëtaren e famshme.
Para fotografisë, reperi Jay-Z udhëhoqi turmën në Festivalin Made in America në Filadelfia për të kënduar “Happy Birthday” për bashkëshorten e tij.