Lajmet e fundit

Kujdes Beyonce – nëse zonja e parë Michelle Obama do të mund të kishte punë tjetër do ta donte tënden!
E para e zonjve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama është pyetur nga reperi Wale se: “Nëse do ta kishit mundësinë që të zgjidhnit një punë tjetër, cila do të ishte ajo?”
“Do të isha Beyonce”, ka thënë Obama. “Kam talent”, ka thënë ajo duke demonstruar disa lëvizje.
Të jetë në vend të Beyonce ka qenë një ëndërr tashmë e një kohë e zonjës Obama.
Në një intervistë për revistën People në vitin 2012, kur është pyetur se cila do të ishte nëse do të kishte mundësinë të jetë dikush tjetër, ajo ka thënë:
“Nëse do të kisha dhuntinë, do të isha Beyonce. Do të isha një këngëtare e shkëlqyer. Fuqia e muzikës dhe të qenit të jesh i aftë të luash në një instrument, është e mrekullueshme. Duket se muzikantët argëtohen më së shumti”.
Anëtarët e familjes Obama kanë kohë që janë fansa të këngëtares, e cila ka kënduar në Neighborhood Ball, në festimet e inaugurimit të presidentit në vitin 2009.