Michelle Monaghan ka kujtuar bashkëpunëtorin e tij tashmë të ndjerë, Cameron Boyce.
Aktorja 43 vjeçare hyri në Instagram për të ndarë një mesazh prekës pasi mësoi për vdekjen tragjike të aktorit 20 vjeçar, transmeton Klan Kosova.
“Jam shumë e pikëlluar pasi dëgjova për vdekjen e një prej shpirtrave më të ëmbël që kam takuar ndonjëherë. Cameron Boyce ishte një njeri i rrallë. Ai kishte buzëqeshjen më të bukur, një vezullim të vazhdueshëm në sytë e tij dhe ishte i angazhuar në komunitetin e tij. Një testament i vërtetë për familjen e jashtëzakonshme që e ngriti”, ka shkruar ajo bashkë me një foto të Cameron.
Eagle Eye – filmi në të cilin luajtën bashkë, i publikuar në vitin 2008, ishte një nga rolet e para të Cameron.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.