Lajmet e fundit

Michelle Keegan dhe Mark Wright janë fotografuar së bashku duke shijuar një darkë romantike – pas raportimeve të shumta se martesa e tyre është në telashe, transmeton Klan Kosova.
Ata janë parë në restorantin Ritzi në portin luksoz të jahteve të Puerto Portale, Mallorca të premten në mbrëmje.
Fotot ekskluzive në Mirror Celeb tregojnë çiftin, të cilët kanë qenë të martuar për më pak se një vit, duke biseduar gjatë tërë mbrëmjes, madje shumë komod.