Sot e ka ditëlindjen një nga legjendat më të mëdha të Formula 1.
Shtatë herë kampioni në F1 Michael Schumacher, i ka mbushur 53 vjet.
Schumacher në dhjetor të vitit 2013-të kishte pësuar një aksident të rëndë duke pësuar dëmtim në tru, derisa ishte për skijim në Alpet e Francës me familjen e tij.
Kur po zbriste në Combe de Saulire pranë Meribel në Alpet Franceze me djalin e tij Mick.
Ndërsa kalonte një zonë jashtë pistes midis Piste Chamois dhe Piste Mauduit, ai u rrëzua dhe goditi kokën në një shkëmb.
Edhe pse se mbante helmetën, ai pësoi lëndime katastrofike.
Shtatë herë kampioni në Formula 1 u dërgua me urgjencë në spital dhe u mbajt në koma pas aksidentit dramatik, ndërsa mjekët punonin për të shpëtuar kampionin e garave.
Ish-piloti mbetet një frymëzim për shumë njerëz në rrjetin aktual të F1.
Familja e tij nuk ka treguar shumë për situatën aktuale të Schumacher.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.