Lajmet e fundit

Rezulton se Michael Phelps dhe e dashura e tij Nicole Johnson janë të martuar!
Sipas TMZ, notari 31 vjeçar është martuar fshehurazi në muajin qershor, konkretisht më datë 13 të atij muaji, transmeton Klan Kosova.
Ceremonia thuhet se ka ndodhur në Paradise Valley, Arizona.
Michael dhe Nicole u fejuan në shkurt të vitit 2015 dhe mirëpritën fëmijën e tyre të parë, një djalë të quajtur Boomer, në maj të vitit 2016.