Lajmet e fundit

Michael Jackson ka fituar më së shumti gjatë vitit të kaluar se çdo njeri tjetër i famshëm i gjallë apo i vdekur, në një periudhë 12 mujore, sipas listës së Forbes e të famshmëve të vdekur për 2016, transmeton Klan Kosova.
Ikona e muzikës pop kryeson listën vjetore me një rekord me të ardhura prej 825 milionë dollarë amerikanë këtë vit.
Konkurrent tjetër më i afërt në listë është krijuesi i Peanuts dhe karikaturisti Charles M Schulz, i cili ka fituar 48 milionë dollarë në vitin e kaluar.
Futjet më të reja në listën e këtij viti janë yjet e muzikës David Bowie dhe Prince, dy prej të cilëve ndërruan jetë në gjysmën e parë të vitit 2016.
Bowie është renditur në vendin e 11-të me të ardhura të llogaritura prej 10.5 milionë dollarë pas vdekjes së tij në moshës 69 vjeçare në janar.
Me të ardhura të llogaritura prej 25 milionë dollarë amerikanë, Prince, i cili vdiq në moshën 57 vjeçare në prill, ka bërë debutimin e tij në listë në vendin e pestë.