Lajmet e fundit

Në një libër të ri, të producentit L.A Reid, thuhet se Michael Jackson ishte një njeri me zemër të akullt dhe se sillej shumë keq me vëllain e tij më të madh Jermaine, dhe me këngëtarin prince, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Sipas New York Post, në librin e ri, Reid thotë se Michael Jackson nuk kishte fare konsideratë për vëllain e tij më të madh Jermaine dhe se me rivalin tij Prince, nuk ishte aspak i mirë.
Reid shkruan se ai po punonte me Jermaine për një album të ri gjatë vitit 1990. Mirëpo më vonë, menaxheri i Michael Jaskcon i kishte telefonuar dhe i kishte kërkuar që t’i shkruante këngët për të. “I thamë Jermaine se po shkonim në Los Angeles, dhe kurrë nuk i treguam se për çfarë do të punonim”, thotë Reid.