Lajmet e fundit

Michael C.Hall dhe e dashura e tij prej kohësh Morgan Macgregor më në fund janë martuar.
45 vjeçari dhe tashmë gruaja e tij, janë martuar të hënën në New York, raporton etonline, transmeton Klan Kosova.
Çifti filluan lidhjen në vitin 2012, duke bërë edhe daljen e tyre të parë publike po atë vit.
Kjo është martesa e tretë e Michael-it, ai më herët ishte i martuar me aktoren Amy Spangler prej vitit 2002 deri në 2007 dhe pastaj i martuar edhe me Jennifer Carpenter prej vitit 2008 deri në vitin 2011.