Lajmet e fundit

Distrikti i Miami-t, ku janë regjistruar rastet e para të transmetimit lokal të virusit Zika, është shpallur i lirë nga ky virus, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Gjate 45 ditëve të kaluara, nuk është regjistruar asnjë rast i transmetimit të virusit në lagjen e Miami-t, ka deklaruar guvernatori i Floridës.
Autoritetet kanë atribuuar këtë sukses kampanjës agresive të spërkatjes së insekteve.
Megjithatë, virusi Zika është shpërndarë në zona tjera në Florida.
Pesë raste të reja janë regjistruar ditën e premte në afërsi të Miami Beach.