Këtë vikend në Miami do të zhurmojnë formulat. Vitin e kaluar ishte hera e parë që në këtë qytet u mbajt gara e parë në Formula 1.
Në atë garë, pole position kishte fituar Charles Leclerc me Ferrari, ndërsa fitues i garës kishte dalë kampioni në fuqi Max Verstappen.
Sivjet sërish Red Bulli është më i shpejt se bolidët tjerë.
Këtë mbrëmje nga ora 22:00 zhvillohen kualifikimet ndërsa gara të dielën po nga ora 22:00 dhe të dyja këto transmetohen direkt në Artmotion.
Shtegu i Miamit është super atraktiv me 5.4 km gjatësi. /Klankosova.tv
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.