Lajmet e fundit

Në Prishtinë sot u nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Leposaviqit për realizimin e projekteve rrugore.
Me këtë memorandum, të cilin e nënshkruan ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Leposaviqit, Dragan Jablanoviq, parashihet asfaltimi dhe rekonstruksioni i rrugëve në komunën e Leposaviqit, në vlerë prej 565,919 euro, si dhe asfaltimi i rrugëve lokale në Revatske dhe lagjen “Verb” dhe “Berberisht”, në vlerë prej 20,000 euro, transmeton Klan Kosova.