Lajmet e fundit

Ministria e Forcës së Sigurisë përmes një njoftimi për media ka demantuar shkrimet në media sipas të cilave ministri Rrustem Berisha e ka refuzuar pagën me rritje për të cilën ka vendosur kryeministri Ramush Haradinaj dhe Qeveria në dhjetor të vitit të shkuar
Siç theksohet në kumtesë e vërteta është se nga MFSK-ja, departamenti përkatës, nuk është kryer procedimi për rritjen e pagave për muajin qershor, sipas vendimit të të 20 dhjetorit të vitit të shkuar për shkak se procedimi i pagave në MAP dhe MF për MFSK-në është bërë më më 8 qershor të këtij viti, kurse vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka dalë më datë 11.06.2018.
“Arsye tjetër e mosprocedimit ka qenë edhe moskomunikimi zyrtar dhe administrativ përmes shkresave zyrtare në mes MAP-it, MF-së dhe ministrive përkatëse. Kjo procedurë e ngritjes së pagave do të kryhet me efekt retroaktiv sipas datave dhe afateve që parasheh vendimi i Qeverisë”, thonë në këtë ministri, transmeton Klan Kosova.