Lajmet e fundit

Shefi i Misionit EULEX, Gabriele Meucci, ka rikujtuar se, nëse Kuvendi i Kosovës i miraton ndryshimet kushtetuese, Dhomat e Specializuara dhe Task Forca Hetimore Speciale, do të bëhen pjesë e institucioneve të Kosovës, njofton Zyra për marrëdhënie me publikun e EULEX-it, transmeton Klan Kosova.
“Nëse Kuvendi nuk i miraton ndryshimet kushtuese, atëherë struktura aktuale mbetet në kuadër të kornizës ligjore të EULEX-it, siç është tani”.
“Pra çështja është nëse Kosova është e gatshme që t’i mbështesë Dhomat e Specializuara, e jo EULEX-i”.