Lajmet e fundit

Gjithmonë përdoreni një vazo të pastër. Ky trik do të eliminojë rrezikun e baktereve dhe mikroorganizmave të tjerë që shumohen dhe dëmtojnë lulet.
Për t'u siguruar që kërcejt e luleve nuk shtrydhen - zgjedhni vazo të gjera.
Vendosni lulet në ujë të nxehtë
Pa dyshim se jo ujë që vlon. Temperatura duhet të jetë rreth 43-44 gradë Celsius.
Hidheni ujin në vazon me lule dhe vendoseni në një vend të freskët për një orë ose dy. Molekulat e ujit të nxehtë lëvizin më shpejt nëpër kërcej derisa lulet humbasin më pak lagështi sepse ajri është i ftohtë.
Kjo metodë ndihmon në zgjatjen e jetëgjatësisë së luleve të freskëta.
Nëse nuk doni të thani lulet tuaj, përdorni ujë të ngrohtë
Nëse nuk jeni duke e përdorur metodën paraprake, thjesht vendosni buqetën e luleve në ujë të ngrohtë ose në temperaturë të dhomës.
Lulet e freskëta e thithin ujin e ngrohtë, shumë më mirë se ujin e ftohtë.
Largojeni pjesën e poshtme të luleve
Për t’i bërë lulet e freskëta që të zgjasin sa më shumë, largoni të gjitha gjethet që janë poshtë vijës deri ku vazoja është e mbushur me ujë.
Gjethet e zhytura në ujë mund të fillojnë të prishen shumë shpejt duke siguruar ushqim për bakteret që mund të dëmtojnë pjesën tjetër të bimës.
Ndërrojani ujin
Për t’i mbajtur lulet e freskëta, ndryshojeni ujin çdo ditë. Mos harroni që t’i largoni gjithashtu mbetjet nga vazoja, para se t’i shtoni ujë të freskët.
Ju gjithashtu mund t’i shtoni disa aspirinë në vazon e mbushur me ujë – kjo ndihmon që uji të qëndrojë i pastër dhe pa bakteret që dëmtojnë lulet.
Gjeni një vend në mënyrë që vazoja me lule të mos jetë në dritën e drejtpërdrejtë të diellit dhe as afër ngrohesëve – që gjithashtu i dëmtojnë lulet.
Ju po ashtu duhet ta shmangni vendosjen e vazos me lule të freskëta afër me një enë me fruta pasi ato lëshojnë sasi të vogla të etilenit, një gaz që mund të bëjë që lulet të thahen shumë shpejt.
Largoni lulet e vyshkura sa më shpejt që të jetë e mundur