Lajmet e fundit

Shkencëtarët në ‘Massachusetts Institute of Technology’ kanë ardhur me një tjetër metodë të thjeshtë të zbulimit të kancerit, e cila përfshin kosin dhe një test urine.
Profesor Sangita Batija arriti të zhvillojë molekula që veprojnë si testues në zbulimin e qelizave të kancerit kolorektal. Nëse këto molekula së bashku me kosin gjejnë rrugën e tyre për tek qelizat e kancerit, enzimat prishen dhe grimcat përjashtohen nga trupi në urinë. E gjitha çfarë ju duhet është të merrni një copë të vogël letre dhe ti vendosni këto grimca, transmeton Klan Kosova.
Metodat e mëparshme për zbulimin e kancerit kolorektal përfshinin futjen e këtyre molekulave me injeksion. Një metodë e re e ka hequr pjesën invazive të modifikimit të baktereve në kos.
Testet janë kryer mbi minjtë laboratorik, ndërsa provat klinike në pacientët e njeriut, ku kjo metodë është provuar të jetë jashtëzakonisht e lehtë dhe me kosto të ulët në zbulimin e sëmundjeve malinje.
Sipas Shoqatës Amerikane për Luftën Kundër Kancerit (ACS), vetëm 40 për qind e njerëzve me kancer kolorektal kanë diagnoza të hershme të sëmundjes, për shkak të resë së ulët.