Lajmet e fundit

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta do të zhvillojë ditën e enjte një vizitë zyrtare në Paris.
Zyra e shtypit e Kuvendit ka bërë me dije përmes një njoftimi se, zoti Meta është ftuar në një takim nga presidenti i Asamblesë Kombëtare të Francës, Claude Bartolone.
Gjithashtu, vijon njoftimi, gjatë kësaj vizite Meta do të pritet në një takim dhe nga presidenti i Senatit francez.