Lajmet e fundit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i ka uruar besimtarëve bektashinj festën e Sulltan Nevruzit.
"Në këtë ditë feste dhe optimizmi pranveror, që simbolizon lindjen e shpresës, rigjallërimin e natyrës dhe përkon me lindjen e Imam Aliut, dua t’i uroj mbarë popullit shqiptar dhe në veçanti besimtarëve bektashianë kudo ndodhen: Gëzuar Festën e Sulltan Nevruzit!
Shëndet dhe mbarësi paçi gjithmonë në familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe kombin shqiptar", ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.