Lajmet e fundit

Pasi ka mbyllur një seancë të gjatë debatesh dhe votimi në Kuvend të disa ligjeve për reformën në drejtësi, kryeparlamentari i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar edhe futbollistët shqiptarë për dy ndeshjet e sotme.
Meta nuk ka bërë dallim mes ekipit kombëtar të Shqipërisë, që luan në Lihtenshtejn dhe atij të Kosovës, që do të presë Kroacinë në Shkodër. “Suksese Kombëtareve”, tha Meta, ndërsa Rama ka nxituar të largohet nga salla e Kuvendit për të udhëtuar drejt Shkodrës, ku do të ndjekë së bashku presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, sfidën kundër Kroacisë./ gazeta Shekulli.