Lajmet e fundit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është takuar me Presidentin e Izraelit, Reuven Rivlin, transmeton Klan Kosova.
Meta deklaroi që marrëdhëniet mes dy vendeve dhe popujve janë tradicionalisht të shkëlqyera dhe ato sipas tij meritojnë të forcohen më tej, në të gjitha fushat, për një të ardhme më të ndritur.
“Vizita e ardhshme e Presidentit Rivlin në Tiranë, do të japë një kontribut të vlefshëm në këtë drejtim”.