Lajmet e fundit

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka deklaruar se “Shqipëria e Mali i Zi janë model i fqinjësisë së mirë”. Në një konferencë të përbashkët me homologun e Malit të Zi, Pajovic, Meta tha se “Shqipëria mbështet integrimin euroatlanitk të Malit të Zi”.
“Mali i Zi është një partner i natyrshëm i projekteve rajonale. Korridori blu dhe projekti TAP janë me rëndësi për vendet tona”, shtoi kreu i Kuvendit. Më tej, ai vijoi duke thënë se rajoni ynë po kalon sfida, ku politikanët kanë përgjegjësi për ruajtjen e stabilitetit.
Edhe kreu i Kuvendit të Malit të Zi u shpreh se “marrëdhëniet mes dy vendeve janë tepër të mira”. “Shqipëria është shteti i pestë që ratifikoi anëtarësimin e Malit të Zi në NATO”, tha Pajovic.
Sipas tij, NATO është garanci për paqen në të gjithë rajonin. Pajovic tha se gjatë takimit të tij me Metën “është diskutuar për mundësitë dhe marrëdhëniet e dy parlamenteve”./Shekulli