Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar përplasjen te Teatri Kombëtar midis protestuesve dhe policisë. Meta e konsideron ngjarje të shëmtuar dhe të turpshme rrethimin e teatrit dhe përplasjet me artistët.
Ai i bën thirrje policisë që “të respektojë artistët dhe të mos i dhunojë ata fizikisht në ushtrimin e së drejtës së tyre për të protestuar ndaj një vendimi abuziv e korruptiv për prishjen e godinës së Teatrit, dhe as t’i lëndojë ata shpirtërisht.”
"Rrethimi me policë i Teatrit Kombëtar dhe përplasjet fizike me komunitetin e artistëve, të cilët janë aty në mbrojtjen e një prej vlerave të trashëgimisë tonë historike, kulturore e kombëtare, janë një ngjarje e shëmtuar dhe e turpshme.As sampistët e Ramiz Alisë nuk e kanë prekur me dorë Edmond Budinën në dhjetor '90! Shumë turp! Shumë turp! Shumë turp!", ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.