27.04.2018 · përditësuar para 3018 dite1 min lexim
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ndodhet në Maqedoni, ku po merr pjesë në samitin e krerëve të shteteve të Procesit të Brdo-Brionit.
Në këtë samit po marrin pjesë presidentët e Kroacisë, Sllovenisë, Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës. Samiti zhvillohet në Shkup të Maqedonisë, shkruan Top Channel.
Në këtë samit, si të ftuar të posaçëm janë Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.