Lajmet e fundit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dhënë një deklaratë për media në nisje të protestës së opozitës të planifikuar këtë të shtunë përballë ambienteve të kryeministrisë së Shqipërisë.
Në fjalën e tij, Meta theksoi se kjo është një protestë pa kthim dhe kryeministri Edi Rama do të rrëzohet me çdo çmim.
Meta tha se asgjë nuk mund ta shpëtojë dot kryeministrin për përfshirjen e tij në aferën McGonigal.
“Asgjë nuk e shpëton korruptuesin e McGonigal. Mesazhin sot e jep populli. E rëndësishmja është fillimi i protestës dhe është një protestë pa kthim. Rama është i dorëzuar dhe të japë dorëheqjen sa më parë. Një kryeministër që fshihet është i rrëzuar. Është një fillim pa kthim dhe një ndryshim që do të ndodhë me çdo çmim, që mos të ikë rinia shqiptare, por kryeministri që kërkon të përdhosë pluralizmin”, tha Meta./Euronews.al
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.