Lajmet e fundit

Pasditen , Kuvendi Shqipërisë do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për të votuar anëtarët e Komisionit të dytë që do të përzgjedhë për organet e vettingut,transmeton Klan Kosova.
Ora 16.00 e 13 prillit ka qenë afati i fundit i të gjitha palëve politike për të dorëzuar kandidaturat për anëtarë të këtij komisioni.
Më pas, në seancë plenare do të diskutohet dhe miratohet krijimi i dy komisioneve me 12 dhe 6 anëtarë.
Komisionet përbëhen respektivisht nga 12 anëtarë, 6 të propozuar mazhoranca dhe 6 opozita. Si dhe komisioni me 6 anëtarë, 3 nga mazhoranca dhe 3 nga opozita.
Javën e shkuar, Avokati i Popullit dorëzoi në Kuvend listën dhe dosjet përkatëse të secilit kandidat, që plotësoi kriteret e vendosura, bashkë me listën e atyre që nuk i plotësuan kriteret.
Ndërkohë më 19 prill, Kuvendi mblidhet sërish për të zhvilluar raundin e parë për zgjedhjen e Presidentit të ri, shkrua oranews.tv.