Lajmet e fundit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka kthyer në kuvend ligjin për Teatrin Kombëtar.
Në njoftimin e presidencës janë renditur 9 pika sipas të cilave duhet të rishqyrtohet projektligji.
Ndër të tjera, në njoftim thuhet se ligji nuk është harmoni me parimet kushtetuese dhe trashëgiminë kulturore.
Në pikën e fundit është ngritur edhe shqetësimi i mungesës së Gjykatës Kushtetuese.
“Në kushtet aktuale, kur Gjykata Kushtetuese nuk është funksionale për të verifikuar këto konstatime, ftoj Kuvendin e Shqipërisë, të rishqyrtojë në tërësi ligjin”, thuhet në njoftim.
Në kuvend është votuar që të rrënohet Teatri Kombëtar në Tiranë, ndërsa një peticion është nënshkruar nga qytetarët që Meta të mos e dekretojë vendimin e kuvendit.
Pas këtij peticioni kundër prishjes së teatrit, dje disa artistë e kanë bërë të kundërtën, duke i bërë thirrje presidentit se duan një teatër të ri.