Lajmet e fundit

DEKRET PËR DHËNIE GRADE MADHORE:
Në mbështetje të nenit 92, gërma “d”, dhe nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqiperisë, si dhe të pikës 3, germa “a”, të nenit 9, të ligjit 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të RSH”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, Dekretoj Neni 1 Kolonel Bardhyl Myrteza KOLLÇAKU me detyrë “Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes” në Ministrinë e Mbrojtjes”, i jepet grada madhore “Gjeneral Brigade”. Neni 2 Ky dekret hyn në fuqi menjeherë.
Duke qenë se presidentit i janë hequr shumë kompetenca, një ndër detyrat e tij është edhe dhënia e dekoratave dhe titujve të ndryshëm, gjë të cilën Nishani e shfrytëzoi më së miri, aq sa nuk la njeri pa dekoruar. Nuk dihet nëse Meta do të vazhdojë në të njëjtën linjë në lidhej më dekoratat e titujt që jep institucioni i presidentit.