Lajmet e fundit

Edhe pse nuk arriti t’i merrte të gjitha bashkitë ku kishte kandidatët e vet, Ilir Meta sërish duket i qetë dhe i kënaqur me rritjen që po njeh partia e tij nga zgjedhjet në zgjedhje.
Sot ai ka ironizuar me opozitën, duke lëshuar batutën "Kot e keni, i keni fituar zgjedhjet".
Reagimi i Metës ishte në përfundim të fjalës së deputetit Astrit Patozi, i cili duke iu referuar fitores së mazhorancës tha se "fitorja e mafias është e përkohshme”.
Patozi gjithashtu pranoi humbjen e opozitës. Më herët përpara se Meta të thoshte batutën, manipulimet në zgjedhje i denoncuan edhe deputetët Bylykbashi dhe Pollo./Lapsi.al