Lajmet e fundit

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, thotë se edhe vendi ynë do të japë kontribut në zgjidhjen e krizës së refugjatëve në Evropë.
“Edhe Shqipëria do japë kontributin e saj. Ne do të bëjmë pjesën tonë me mundësitë që kemi dhe me mbështetjen e Evropës”, u shpreh për mediat Meta sot nga Gjirokastra, ku u takua edhe me disa të rinj të Lëvizjes Rinore për Integrim.
Sipas tij, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet t’i japin fund krizës në vendet e origjinës. “Zgjidhja nuk është përballja me pasojat e krizës”, theksoi kryeparlamentari.
Duke u ndalur te reforma në drejtësi, Meta u shpreh optimist se ajo do të kalojë për miratim: “Të gjithë kanë rënë dakord për standardet që t’i përcaktojë Komisioni i Venecia. Kontribut kanë edhe EURALIUS-i e SHBA-të. Ka optimizëm që reforma do kalojë për miratim. ‘Venecia’ ka sheshuar diferencat e qëndrimeve”.