Lajmet e fundit
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, mori pjesë në një takimin me banorët e Marikaj, pjesë e Bashkisë së re të Vorës.

Në fjalën e tij, Meta shprehu bindjen për fitoren e thellë më 21 qershor të “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, dhe të kandidait Luan Sallaku.
“Ne do të fitojmë dhe do të jetë fitorja më e thellë në të gjithë Shqipërinë, fitorja në bashkinë e re të Vorës. Këtu ku mundësitë për punësim kanë qenë dhe janë të jashtëzakonshme, ashtu siç ju i keni produktet tuaja që prodhoni bio, edhe ne votat i duam vetëm bio në 21 qershor”, tha kryetari i LSI-së.
Meta tha se, koalicioni i majtë do e kthejë Vorën në modelin më të shkëlqyer në Shqipëri të transformimit, të ndryshimit, të shërbimit ndaj komunitetit dhe të punësimit të çdo banori.
“Populli do punë dhe ne do t’i japim punë çdo banori të Vorës. Të rinjtë duan formim profesional dhe ne do t’i japim formim profesional çdo të riu këtu në Vorë”, vijoi Meta,transmetoi Shekulli.al