Lajmet e fundit

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, ka dhënë një mesazh sot përmes mediave, pas homazheve që kreu ën varrezat e dëshmorëve të Atdheut me rastin e 5 Majit.
"Sot është një ditë e veçantë për të gjithë popullin", tha Meta.
"Është dita e Qemal Stafës dhe të rinjve dhe të rejave që bënë sakrificat më sublime për ta vendosur Shqipërinë në anën e duhur, aty ku është edhe sot. Sot është një ditë reflektimi për të vendosur në plan të parë të ardhmen e vendit përmes dialogut në mënyrë që të nderojmë si duhet kujtimin e atyre që kanë bërë sakrificat e atyre që kanë dhënë jetën për lirinë".