Lajmet e fundit

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta priti sot Nën-Sekretarin e Shtetit për Politikën e Jashtme dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Italisë, Vincenzo Amendola, me të cilin biseduan për zhvillimet e fundit politike në vend dhe marrëdhëniet dypalëshe.
Presidenti i ri shtoi se asnjëherë nuk është vonë për zgjidhje të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse që i shërben stabilitetit të vendit dhe hapjes sa më shpejt të negociatave me Bashkimin Evropian. Kjo deklarate vjen ne nje moment qe Basha dhe Rama kane deshtuar te gjejne nje zgjidhje qe PD te futet ne zgjedhje dhe kur kryeministri ka theksuar se do te shkohet ne zgjedhjet e 18 qershorit pa PD.
Meta shprehu mirënjohjen për partneritetin e shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Italisë dhe vuri në dukje se një Itali e fortë i shërben edhe zhvillimit të Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit.