Lajmet e fundit

Deputeti nga radhët e LDK –së, Bardhyl Meta, ka thënë se është kundër deklarimeve që sulmi i mbrëmshëm nuk është akt politik, pasi që sipas tij sulmi ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës është akt i pastër politik, njofton Klan Kosova.
“Kuvendi nuk ka borxhe e nuk ka ardh ndonjë borxhli, domethënë nuk kemi të bëjmë me një akt privat e as me një akt të izolum e as me një akt të një njeriu që i ka pirë dy birra dhe e ka gjuajt Kuvendin me zollë”.
“Akti i sulmit të mbrëmshëm është politik dhe kjo nuk ka të bëjë me atë a e ka bërë Rusia, Bullgaria a ka lidhje me rastin e Kumanovës por është akt politik, terrorist e kriminal”.
Por ai e ka pranuar se pika tre duhet të hiqet nga ky draft dhe Shefat e Grupeve Parlamentare të mblidhen dhe të diskutojmë për një deklaratë të përbashkët.