Liljana Luani nga qyteti i Shkodrës njihet si mësuesja e nxënësve të ngujuar. Prej 15 vitesh, ajo shkon në shtëpitë e fëmijëve të ngujuar për t’u mësuar atyre gjuhën shqipe.
Fëmijët e gjakmarrjes, ajo i mëson vullnetarisht pasi përfundon procesin mësimor në shkollën “Pashko Vasa”. Mësuese Liljana është tashmë në garë për çmimin “Global Teacher Prize”, teksa është kualifikuar mes 50 mësuesve më të mirë në botë.
“Buzë lumit Kir gjeta një djalë të vogël që po luante më një karrocë druri në oborr. Ai fëmijë duhej të ishte në shkollën time dhe duhej të ishte në mësim, sepse ajo lagje është pjesë e juridiksionit të shkollës s dhe duhej ta njihja patjetër. Iu afrova dhe e pyeta se përse nuk vinte në shkollë? Çoi kokën lart dhe, teksa loti i rodhi nga sytë, më tha se ishte në gjak. I jam betuar atij fëmije se do ta ndhmoja atë dhe të gjithë fëmijët që kanë fatin e atij”, shprehet mësuese Liljana, shkruan Top Channel.
E pyetur sesi ndihet teksa në çdo shtëpi që shkon ka një histori vrasje, ajo shton:
“Nuk është se nuk lënë gjurmë tek unë. Sidomos dhimbjet e fëmijëve dhe nënave. Por njeriu duhet të jetë i fortë. Kjo është një luftë kundër së keqes dhe e keqja në këtë rast është gjakmarrja”.
Të lindësh i ngujuar! Ky është rasti i djalit të vogël nga Shkodra. Familja e tij, prej 17 vitesh është në gjakmarrje. Deri më tani, ndërmjet dy fiseve janë shënuar 3 viktima. Edhe pse vrasjet janë kryer pa ardhur në jetë Armiri, përsëri Kanuni i Lek Dukagjinit e bën atë fajtor, vetëm sepse është pjesë e njerës prej këtyre dy familjeve.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.