Lajmet e fundit

Temën që ka ngritur sindikata e arsimit këto ditë, e që ka të bëjë me testimin e mësimdhënësve, po e konsiderojnë të kotë njohësit e arsimit.
Sipas Xhavit Rexhajt, tashti dy gjëra janë me prioritet në sektorin e arsimit: menaxhimi i pandemisë dhe llogaridhënia e mësimdhënësve.
Sipas tij, Kosova nuk ka kapacitet për një testim për të cilin po flitet.
Ndërsa sipas Jonuz Salihajt, një proces të cilin po e kundërshton SBASHK-u, nuk mund të ndodhë pa një qendër nacionale për testim.
Megjithatë mësuesve, ministria duhet kërkuar vazhdimisht llogari sa i përket mësimdhënies cilësore. Kështu po vlerëson Rinor Qehaja që drejton institutin Edguard.
Sipas zëvendësministrit të arsimit, Dukagjin Pupovci, vlerësimi i performancës së mësimdhënësve është i rregulluar me legjislacion dhe aty nuk parashihet testimi i tyre. Nëse do të ketë ndryshime në të ardhmen, ato do të bëhen në konsultim me të gjitha palët me interes.
Në kohën e tanishme prioritet i ministrisë është përfundimi me sukses i vitit shkollor, duke minimizuar dëmin e shkaktuar nga pandemia.