Lajmet e fundit

Thuhet se mësuesi i preferuar nuk harrohet kurrë.
Kështu dhe Lewis McCaslin do ta mbajë gjatë në mend mësuesin e tij Daniel Grant.
12 vjeçari ka lindur pa krah dhe kur mësuesi i Dizajnit dhe Teknologjisë Daniel Grant pa Lewis duke u munduar në mësime, ai vendosi të bënte një gjymtyrë më të mirë për të.
Ai me një printer 3D të shkollës së Bradfield në Britani të Madhe i ndërtoi nxënësit një dorë bionike që ia bëri punën më të lehtë vogëlushit.
I gjithë materiali i kushtoi rreth 30 funte ndërsa ajo mund të ndriçojë njëjtë sikur dora e idolit të Lewis, Iron Man.