Lajmet e fundit
Sulmuesi shkaktoi debate të shumta pas ‘eksplodimit’ dhe sjelljeve josportive në fitoren 3-0 të Barcelonës ndaj Romës.

Zëvendës-presidenti i Barcelonës, Jordi Mestre, nuk e sheh si shumë serioze përplasjen e Lionel Messit me Mapou Yanga-Mbiëa, duke e cilësuar si “incident normal në futboll”.
Messi reagoi me zëmerim pas një komenti të mbrojtësit të Romës, në pjesën e parë të ndeshjes miqësore ndaj Romës në Cam Nou, duke e goditur me kokë dhe kapur për fyti.
Të dy lojtarët u zverdhën për gjestet e tyre, por shumë mendojnë se Messi ishte fajtori dhe duhej përjashtuar.
Por, Mestre mendon se shumë zhurmë po bëhet për asgjë.
“Këto gjëra ndodhin në futboll”.
“Mendoj se nuk ka arsye që të përflitet kaq shumë kjo ngjarje”.
“Gjëra si kjo ndodhin dhe do të vazhdojnë të ndodhin. Futbolli është i tillë”.