Lajmet e fundit
Shefi i skuadrës neroazure ka thënë se nuk do të lësho nte mundësinë për të nënshkruar me argjentinasin, nëse ai do të vendoste që të largohej nga skuadra.

Erick Thohir ka thënë se do të mundohej që ta shfrytëzonte mundësinë për të nënshkruar me Lionel Messin, nëse argjentinasi do të largohej nga Barcelona.
Skuadra e Roberto Mancinit ka treguar lojë të mira deri tani, duke u renditur në krye të Serie A.
Dhe Thohir ka thënë që transferimet do të vazhdojnë - veçanërisht nuk do të lëshohej mundësia për të nënshkruar me Messin, nëse ai largohet nga Camp Nou.
“Messi tek Inter? Pse jo! Në përfundim të kontratës me Barçën, do të ishte nënshkrim i mirë”.
“Strategjia jonë është e qartë: duam ta kthejmë Interin aty ku e ka vendin”.
“Po ndërtojmë skuadër të fortë nën urdhrat e Mancinit – që të garojmë me ekipet më të mira në botë”.