Lajmet e fundit

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerrard Pique nuk është në mesin e të ftuarve për dasmën e shokut të skuadrës, Lionel Messi.
Kjo pasi e dashura e tij, këngëtarja Shakira, ka probleme me gruan e ardhshme të Messi, shkruan El Pais, transmeton Klan Kosova.
Çështja e problemeve të çiftit thuhet se rrjedh pasi Antonella Ruccuzzo, nuk ishte pajtuar me lidhjen e Pique dhe Shakira.
E ky mospajtim ka ardhur, pasi shoqja e saj e ngushtë, Nuria Tomas ka qenë në lidhje dashurie me Pique dhe se Shakira ka ndikuar në prishjen e marrëdhënies së tyre.
Prandaj kjo është edhe arsyeja se pse Pique nuk ka marrë ftesë për të qenë i pranishëm në ceremoninë martesore Messi – Antonella, që mbahet këtë verë.

