Lajmet e fundit
Asi i Barcelonës ka thënë se bashkëlojtari i tij do të bëhet lojtari më i mirë në botë në një të ardhme të afërt.

Lionel Messi nuk ka dyshime se Neymar do ta fitojë Topin e Artë shumë shpejtë.
Ish asi i Santosit doli i treti këtë vit në garën për Topin e Artë, pas Messit dhe Cristiano Ronaldos, por ëshët duke shkëlqyer këtë edicion, pasi ka shënuar 19 gola në 24 paraqitje.
Dhe argjentinasi ka thënë se ylli i Brazilit së shpejti do të bëhet lojtari më i mirë në botë.
“Besoj që Neymar do ta fitojë Topin e Artë”.
“Ai ka të gjitha kualitetet e nevojshme për të qenë yll bote”.
“Një ditë ai do të jetë në majë të futbollit. Për të nuk ka asgjë të pamundur”.