Ajo çfarë Lionel Messi i bëri Jerome Boatengut, me rastin e golit të dytë të Barcelonës, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të ligës së Kampionëve kundër Bajernit, të mërkurën mbrëma, është pothuajse ilegale në futboll.
Këtë komente e ka bërë komentatori i këtij sporti, Jammie Redknapp, në analizën e bërë menjëherë pas përfundimit të takimit.
Messi e kaloi Boatengun me një veprim, pas të cilit gjermani i natyralizuar u rrëzua në fushë, pashpjegueshëm.
Redknapp kritikoi edhe trajnerin e gjermanëve për stilin e lojës.
"Kur Guardiola e mori detyrën nga Jupp Heynckes, e kishim idenë se kjo ishte një punë e ëndrrave, në një klub që sapo kishte fituar tre titujt e mundshëm. Por, ai nuk ia doli ta shpjerë Bajernin në një nivel tjetër. Në fakt, ky klub ka ecur prapa", tha ai.
Bayern humbi 3 me 0 nga Barcelona, në një ndeshje që deri në minutën e 77 u duk pak a shumë e barabartë. Dy gola të Messit dhe një nga Neymar, i dhanë garanci të forta katalunasve për ndeshjen e kthimit, që luhet të martën në Munih.
klankosova.tv
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.